Vala e dytë e COVID-19, bilanci në Itali nuk njeh ulje

Bilanci i pandemisë në Itali vijon të rëndohet. Shifrat e të infektuarve dhe viktimave nuk shënojnë ulje prej disa ditësh.

Marketing

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 mijë raste të reja nga më shumë se 177 mijë testime të kryera.

136 viktima u raportuan duke u kthyer kështu në shifrat tragjike të muajve para stinës së verës. Po mbushen ndërkohë edhe sallat e terapisë intensive, ku ndodhen aktualisht 992 persona.

Autoritetet bënë të ditur edhe bilancin tragjik të mjekëve që kanë ndërruar jetë për shkak të pandemisë, që nga shkurti janë 182./