Vala e të nxehtit në Japoni, 11 të vdekur

Si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë Japoninë, 11 persona kanë vdekur ndërkohë mijëra të tjerë janë shtruar në spital, transmeton Anadolu.

Marketing

Temperaturat mesatare në të gjithë vendin u rritën ndjeshëm javën e kaluar.

Mediat lokale raportojnë se 11 persona kanë vdekur ndërsa të paktën 5.663 persona u pranuan në spitale me probleme shëndetësore të lidhura me nxehtësinë, më shumë se gjysma e të cilëve ishin të moshës mbi 60-vjeçare.

Disa ishin diagnostifikuar me simptoma të rënda dhe do t’u nevojiten të paktën tre javë trajtim. Numri më i madh i pacientëve është regjistruar në prefekturën qendrore Aichi ku në spital janë shtruar 392 pacientë, pasuar nga Osaka me 388 dhe Tokio me 299.

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka parashikuar temperatura të larta edhe gjatë javës së ardhshme.