Valë e ngrohtë, rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta

Nën ndikim të masës së ngrohtë nga jugu, prej sot edhe në ditët në vijim moti do të jetë shumë i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në ditët në vijim në shumë vende temperaturat do të jenë mbi 35 gradë Celsius. Më ngrohtë do të jetë të enjten dhe të premten kur temperatura vende-vende do ta tejkalojë edhe 40-të gradë Celsius dhe do të aktivizohet faza portokalli, ndërsa në disa pjesë edhe faza e kuqe e rrezikut nga temperaturat e larta.

Marketing

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informojnë se moti do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 32 deri në 40 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 9. Në Shkup, mot i ngjashëm, me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të vogla dhe erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

Në drejtim të ballafaqimit me temperaturat e larta të paralajmëruara, Kryqi i Kuq në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit prej sot do të fillojë me aktivitete në terren. Ekipet mobile të përbëra nga vullnetarët e ekipit për përgjigje gjatë katastrofave nga pesë organizatat komunale në Shkup do të patrollojnë nëpër qytet dhe do të shpërndajnë ujë dhe broshura informative të destinuar për qytetarët.

Nga Kryqi i Kuq kumtuan se do të angazhohen 16 vullnetarë të sistemuar në katër ekipe me katër automjete. Duke filluar prej sot, deri më 25 qershor ekipet mobile kanë parashikuar shpërndarje të 800 shisheve ose 400 litra në bazë ditore.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) paralajmëron se është paralajmëruar rritje e temperaturave ditore i rrit rreziqet nga helmimi me ushqim dhe paraqet rrezik potencial edhe për shëndetin e kafshëve. Në lidhje me ushqimin, që të parandalohet helmimi eventual, duhet të bëhet zgjedhje e drejtë gjatë furnizimit, të sigurohet transport dhe kushte përkatëse për ruajtjen e tij.

Sipas Agjencisë, nëse konsumohet ushqim në objekte hotelerike, duhet të kemi kujdes me operatorët e ushqimit të cilët mbajnë llogari për higjienën dhe sigurinë dhe të kenë reputacion të mirë. Në objektet për ushqim të shpejtë të shmanget shfrytëzimi i shtesave të cilat nuk qëndrojnë në frigorifer si: krem sallatat, majonezi, keçapi etj.

“Nëse mendoni se ushqimi nuk është i sigurt,mos rrezikoni – hudheni”, potencon AUV.

Në lidhje me kafshët, Agjencia thekson se temperaturat e larta janë stres i cili mund të manifestohet me ushqim të zvogluar të konsumuar, rritet nevoja për ujë dhe zvogëlohet prodhimtaria e qumështit.

Marketing