Valentino Lazaro të hënën do ta kompletojë transferimin te Interi

Lazaro pritet t’i kryejë të hënën testet mjekësore para se të kompletojë transferimin nga Hertha Berlin te Interi.

Marketing

Anësori i Hertha Berlin, Valentino Lazaro, pritet që të arrijë në Itali të hënën për teste mjekësore, për të kompletuar transferimin te Interi për 21.5 milionë euro plus bonuse.

23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Interin, pasi t’i kryejë testet mjekësore, raporton Sky Sport.

Ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asiste në 31 paraqitje në Bundesliga.

Lazaro ishte transferuar te Hertha Berlin nga RB Salzburg për 7 milionë euro.

Marketing