Valon Behrami martohet me kampionen e botës vetëm një javë pas eliminimit nga Kupa e Botës

Valon Behrami është martuar me Lara Gut

Marketing

Ylli i kombëtares zvicerane pati paraqitje të mëdha në Botëror, ku me shumë sukses arriti ta ndalte Neymarin ën takimin kundër Brazilit.

Aventura e Zvicres përfundoi pas humbjen nga Suedia më 3 korrik, ndërsa Valon Behrami vetëm 8 ditë më pas martohet me Lara Gut.

“Ju dhe unë, familjet tona dhe miqtë më të afërt përreth nesh, ndjenjat e shtëpisë …. Nuk mund të imagjinoja një mënyrë më të mirë për të thënë po. 11 Korrik 2018,” shkruan Lara në Instagram.

Kujtojmë që Valon Behrami ishte në lidhje me Elena Bonzani. Ai ka dy fëmijë me të, Sofian [9 vjeç] dhe Isabelan [18 muajshe]. Më 23 shkurt u nda nga Elena dhe më 18 mars bëri publike lidhjen e tij me Laran.

 

Marketing