Sulmuesi i Kosovës, Valon Berisha, ka folur për medie pas takimit Kosovë-Angli.
“Ma merr mendja se deri në minutën e 65’të, 70’të kemi luajtur mirë, kemi dhënë maksimumin se e kemi ditur se kemi kundërshtar të mirë”, tha Berisha.

“Çdo gabim që bëmë na kushtoi. Rezultati nuk tregon çka kemi bërë në fushë kemi luajtur mirë kemi bërë raste por na ka munguar finalizmi. Ka qenë pak më ndryshe kemi pasur raste më të mira atje në Angli. Por në lojë kemi qenë të mirë. Kemi qarkulluar topin dhe kemi luajtur mirë”

“Duhet me marrë mësim prej këtyre dy lojëve. Loja me Çekinë është dashur të bëjmë diçka dhe momenti ka qenë i madh ndoshta nuk kemi qenë të përgatitur. Kemi treguar kundër një superfuqie që mundemi të luajmë. Rezultati nuk ka qenë real”
Tutje ai foli për ndeshjet në Ligën e Kombeve që e presin Kosovën në mars të vitit të ardhshëm.
“Gjasat për të fituar ndeshjen me Maqedoninë janë të mira”, shtoi ai

evn