Valverde: Dembele duhet të ndihmohet

Ernesto Valverde në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes në fundjavë, ka ndarë disa fjalë edhe për Ousmane Dembele.
Ai ka thënë se francezi duhet të ndihmohet pasi është në situatë të vështirë.

Marketing

“Ai është një lojtarë i skuadrës dhe ne duhet ta ndihmojmë atë që të jap versionin më të mirë të tij” ka thënë ai para ndeshjes ndaj Atleticos

“Ai është lojtar me një talent të jashtëzakonshëm. I përgatitur fizikisht dhe teknikisht” ka vazhduar ai.

Ditë më parë mediet kanë raportuar se Dembele ka probleme serioze me ushqimin dhe video lojërat.

Lojtari disa herë është shfaqur me vonesë në seancat stërvitore madje edhe në ndeshjet zyrtare. Ai në ndeshjen e fundit është lënë jashtë skuadrës (kundër Betis).

Marketing