Virgil van Dijk ka folur pas ceromonisë së ndarjes së topit të artë, çmim ky të cilin për herën e gjashtë e ka fituar Lionel Messi, kurse van Dijk i cili ishte konkurenti kryesor i argjentinasit, mbeti në vendin e dytë.

Ai pas kësaj ceremonie u pyet se a i qëndron ende pas asaj që kishte thënë, që Messi duhet ta fitonte topin e artë. Virgil van Dijk u përgjigj ‘Po ashtu kam thënë dhe është e vërtetë, nuk kam pse të gënjej për këtë. Ai kishte një sezon fantastik po ashtu edhe ne në Liverpool, andaj jemi të nominuar, mirëpo ky ishte vendimi dhe duhet pranuar’.

Kurse në pyetjen se çfarë duhet të bëjë në vitin e ardhshëm që ta fitoj topin e artë, ai u përgjigj ‘Nuk funksionon ashtu. Sezoni i fundit ishte fantastik, dua të performoj dua të bëjë sa më shumë për ekipin dhe të fitoj sa më shumë tituj e po ashtu ta shijoj lojën me këta futbollistë të skuadrës’, u shpreh van Dijk pasi u shpall lojtari i dytë më i mirë në botë.

evn