VAR-i do të përdoret për herë të parë në Maqedoni, për ndeshjen ndaj Kosovës

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Maqedonia Veriore, lidhur me ndeshjen kundër Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë në udhëtim tek Maqedonia Veriore, në kuadër të Ligës së Kombeve, në marsin e vitit 2020.

Marketing

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, në rrugëtimin drejt Euro 2020, si shtegu i fundit i mbetur për dy kombëtaret.
‘Sportmedia.mk’ raporton se në këtë ndeshje do të debutojë teknologjia VAR, në shtetin e Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Ky vendim thuhet të jetë nga komisioni i UEFA, dhe thuajse vërteton faktin se ndeshja do të luhet në Shkup, në “Todor Proeski”.
Kështu, më 26 mars, VAR-i do të përdoret për herë të parë në Maqedoninë Veriore, për ndeshjen kundër Kosovës.

Marketing