Vardari nuk mori licencë për qasje në Evropë!

Vardari nuk morri licencë për qasje në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm, kështu informuan sot nga Komisioni për licencim nga FFM.

Marketing

Komisioni në bazë të kërkesave të parashtruara dhe dokumenteve nga klubet për pjesmarrje në UEFA për sezonën 2019-2020 solli vendimin tu jep licenca për pjesmarrje në UEFA këtyre klubeve:
Akademija Pandev- Strumicë, Bellasica- Strumicë, Maqedonija GJP 1932- Shkup, Rabotniçki-Shkup, Renova, Sileks-Kratovë, Shkëndija- Tetovë dhe Shkupi 1927.

Është vendosur që licencë mos tu jepet Vardarit dhe Pobedës së Prilepit.

Pas vendimeve të Komisionit për licencim, Vardar dërgoi ankesë deri tek Komisioni. Komisioni e shqyrtoi ankesën e Vardarit dhe vendosi që ta refuzoj ankesën e Vardar si të pabazë. Nga Komisioni kanë njoftuar që ky vendim është përfundimtar.