Varheji: RMV të gjejë zgjidhje me Bullgarinë

shprehu mbështetje të fortë për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa me një ton më të matur tha se Maqedonia e Veriut duhet të mbajë ritmin e zbatimit të reformave dhe të gjejë zgjidhje për  mosmarrëveshjet me Bullgarinë. Varheji vlerësoi gjithashtu metodologjinë e re të negociatave, në sajë të së cilës u kapërcye vetoja e Francës në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur një hap të qëndrueshëm në zbatimin e reformave të BE-së, veçanërisht në drejtim të kushteve themelore. Por, është e rëndësishme që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje e pranueshme për çështjet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.”,- deklaroi komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varheji.
Sipas komisionerit për Zgjerim, Varheji, suksesi i shteteve gjatë periudhës së ardhshme do të matet edhe përmes një parametri të ri – sa të suksesshëm kanë qenë në sanimin e pasojave nga pandemia me Kovid-19. Ai siguroi se Ballkani Perëndimor është ende prioritet i BE-së dhe se shpreson që bllokada që ndodhi në dhjetor të jetë e përkohshme, jo e përhershme, por që të ndodhë kjo, sipas tij, është i nevojshëm bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Varheji premtoi lehtësimin e procesit duke e përshkruar veten si një politikan që nuk dëshiron të flasë shumë por të punojë, ndërsa u bëri thirrje vendeve kandidate të premtojnë pak dhe të arrijnë shumë. Ai gjithashtu njoftoi se BE-ja ka në plan të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian përpara se të bëhen anëtarë të BE-së.
Marketing