Varhely: Negociatat, paralelisht me reformimin e metodologjisë së re

Euro-komisioneri për Zgjerim, cpret që paralelisht me reformimin e metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së të hapen negociatat anëtarësuese me Shkupin dhe Tiranën. Në tryezën e nivelit të lartë, ku po diskutohet rreth procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, Varhely theksoi se negociatat duhet të hapen para Samitit të majit. Me mesazh shprese edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, për të cilin integrimi i Ballkanit Perëndimor është prioritet.

Marketing

Procesi i thellimit të integrimit në BE mund të zhvillohet paralelisht me procesin e anëtarësimit. Të gjithë ishim të dëshpëruar me mungesën e konsenzusit në Këshillin Evropian në tetor për të hapur negociatat anëtarësuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi angazhimi jonë për perspektivën evropiane mbetet e pandryshuar. Do të vazhdoj ta mbroj propozimin tonë të hapim negociatat me dy vendet dhe nuk mund ta përshkruajë rëndësinë e sjelljes së një vendimi pozitiv para Samitit të Zagrebit, vitin e ardhshëm- deklaroi Oliver Varhelyi, Euro-komisioneri për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim.

Në mënyrë që ta inkurajojmë dialogun na duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin, të flasim më shumë, të komunikojmë. Kjo do të jetë e rëndësishme t’i tejkalojmë dallimet në vendet tona dhe në BE dhe përgjatë hapësirës gjeografike të Evropës. Sot më shumë se kurrë e ndjejmë nevojën që hapësira politike të harmonizohet me hapësirën gjeografike dhe çështja e Ballkanit Perëndimor është një hap për ta arritur këtë- tha David Sasoli, President i Parlamentit Evropian.
Deputetë nga Shkupi e Tirana kërkuan nga Brukseli të ndreq gabimin e bërë në tetor me mos-hapjen e negociatave anëtarësuese.

Shpresoj se deri në Samitin e Zagrebit do të përmirësohet ky gabim historik. Teza kryesore në Parlamentin e RMV-së e arritur me konsensuz është se integrimi maqedono-shqiptar në BE nuk krijon ndarje në shtëpi, përkundrazi e sjellë frymën evropiane në këto territore që gjeografikisht i takojnë familjes evropiane- tha Betian Kitev, Deputet në Parlamentin e RMV-së

Ne do të vazhdojmë me reformat, sepse janë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Ju ftojmë sërish juve, anëtarë të Parlamentit Evropian në koordinim me rekomandimet e Komisionit Evropian të hartoni hapjen e negociatave anëtarësuese me Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut- pohoi Senida Mesi, Deputete e Parlamentit të Shqipërisë.

Zv/presidenti i legjislacionit evropian, Fabio Kostaldo siguroi se Shkupi e Tirana kanë mbështetjen e Parlamentit Evropian në rrugën drejt BE-së. Euro-deputeti grek, Dimitris Papadimulis theksoi se BE-ja nuk duhet t’i eksportojë problemet e saja të brendshme në Ballkanin Perëndimor dhe se negociatat anëtarësuese duhet të fillojnë sa më parë që është e mundur, në mënyrë që të mos vihet në rrezik paqja e rajonit.