Gjatë video-konferencës së vendeve të Iniciativës së Europës Qendrore (CEI), eurokomisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi vlerësoi
se kriza për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk i zvogëloi përpjekjet apo ambiciet e BE-së drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, i cili është në zemër të Evropës.

”Kjo krizë e ka bërë Komisionin dhe mua personalisht që të punojmë edhe më shumë. Kam nderin të them se vendet në rajon nuk janë dorëzuar, por kanë respektuar me vendosmëri angazhimet e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Varhelyi.

Ai theksoi se pandemia e koronavirusit ka konfirmuar qartë se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor mund të punojnë së bashku, të gjejnë zgjidhje të përbashkëta dhe të mbështeten tek njëri-tjetri.

”Kjo do të thotë që ne gjithashtu mund të shërohemi së bashku dhe të dalim nga kjo krizë edhe më të fortë”, tha Varhelyi.