Varianti i ri i koronavirusit, mbyllen 2 shkolla në Cyrih

Die Kantonsschueler waehrend dem 1. Schultag mit der neuen Maskenpflicht waehrend der Corona Pandemie in der Kantonsschule Reussbuehl in Luzern am Montag, 17. August 2020. (KEYSTONE/Urs Flueeler).

Dy shkolla në kantonin e Cyrihut janë mbyllur dhe stafi dhe nxënësit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi – si dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të gjithë në shkollat në Volketswil dhe Kilchberg do të testohen gjithashtu.

Marketing

Një nxënës në shkollën Kilchberg doli pozitiv për variantin më ngjitës të virusit nga Mbretëria e Bashkuar.

Ekipet e gjurmimit të kontakteve po punojnë për të gjetur të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me dikë nga shkollat në një përpjekje për të ndaluar përhapjen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Varianti i ri nga Mbretëria e Bashkuar është për rreth 70 % më infektues, por nuk është më i rrezikshëm.

Me variantin e ri në Zvicër janë paraqitur qindra raste pozitive.