Rruga të çon tek varreza masive në Kizhevak të Serbisë ku janë varrosur mbetje mortore të shqiptarëve të Kosovës të varrosur në përfundim të luftës. Kjo malore e ka bërë më të lehtë fshehjen e kufomave. Në vendin ku janë varrosur shqiptarët kanë nisur gërmimet dhe tashmë janë gjetur gjurmët e kufomave të disa personave. Në hapjen e varrezës kanë marrë pjesë delegacionet nga Kosova dhe Serbia. Ata kanë premtuar se deri sa të lejojnë mundësitë procesit do ti shkojnë deri në fund.

“Duhet të kemi parasysh që familjet, edhe njëra palë edhe tjetra, presin më shumë nga ne. Por, ne jemi të limituar nga informacionet”.

Për të gjetur varrezën kanë ndihmuar filmimet satelitore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritet kanë deklaruar se dyshohet për 15-17 persona. Kurse dyshimet e bazuara janë edhe për dy varreza në dy lokacione jo shumë larg nga ky vend. Arsim Gërxhaliu, është patolog nga Kosova i cili ka kryer transferet e shumicës së kufomave në Kosovë dhe beson se ende ka shumë punë për tu bërë.

Nga lufta e Kosovës ende si të zhdukur konsiderohen edhe 1638 persona për fatin e të cilëve ende nuk dihet asgjë.