Varrimi i Hilmi Haradinajt përmes fotografive Pasditen e sotme u varros

Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj. Varrimi u krye me nderime shtetërore në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

Marketing

Atje morën pjesë personalitete të shumta të skenës politike shqiptare, si dhe mijëra qytetarë që kishin ardhur për të qëndruar për herën e fundit afër bacës Hilmi.

Ky i fundit njihej si njeri që luftoi për çështjen kombëtare, duke i dhënë Kosovës edhe dy djemtë e tij Shkëlzenin e Luanin, për liri.
Babai i kryeministrit vdiq pasi qëndroi disa ditë i shtrirë në spital.

Marketing