Varviciotis: E ndjekim çdo hap të Shkupit

Paraqitja e irredentizmit dhe shkelja e sundimit të së drejtës mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi procesin qasës në BE për shtetin fqinj, ka thënë ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistën për gazetën greke “Real njuz” dhe shton se qeveria aktuale greke “e ndjek çdo hap të qeverisë së Shkupit”, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Shkup.

Marketing

Varviciotis e ka përsëritur qëndrimin se kanë trashëguar marrëveshje të keqe që qeveria e SIRIZA-s e ka nënshkruar “duke u tërhequr nga armët negociuese dhe pozicionet nacionale të vendit, konstatuar me Marrëveshjen e përkohshme edhe në Bukuresht”.

“Qeveria e jonë e ndjek çdo hap të qeverisë së Shkupit dhe në çdo rast nuk do të lejoj të shfaqen dukuri të irredentizmit dhe shkeljes së sundimit të së drejtës që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin integrues në BE. Me kujdes e ndjekim eliminimin e gjitha simboleve arkaike të vendeve publike tek fqinjët. Në fund, qëllimi jonë kryesor është mbrojtja e produkteve greke dhe shenjave tregtare greke, çështje që qeveria e Ciprasit i la në fatin e tyre, thotë ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë.

Marketing