Varviciotis i shkruan Osmanit: Përkrahje nga Greqia për integrimet evropiane

Ministri alternativ i Punë të Jashtme i Greqisë, i obliguar për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, i shkroi një letër zëvendëskryeministrit, Bujar Osmani, ku i paralajmëroi mbështetje për integrimet evropiane të vendit.

Marketing

“Procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor paraqet prioritet strategjik për Republikën e Greqisë. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me kushtet e parapara dhe në bazë të meritave vetanake, për çka implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Prespës paraqet domosdoshmëri”,- shkruan Varviciotis në letrën dërguar Osmanit.

Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, në letër paralajmërohet edhe takim dypalësh mes përfaqësuesve të dy vendeve të angazhuar për çështjet evropiane. Letra e Varviciotis vjen pas asaj të zëvendëskryeministrit Osmani drejtuar homologut të tij grek të cilit i uroi postin dhe shfaqi gatishmëri për bashkëpunim.