Varviciotis: Nuk pranojmë ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Evropa duhet t’i mbajë premtimet dhe nuk duhet të ketë vonesë në procesin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porositi ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë Militiadis Varviciotisi nga Forumi Ekonomik Delfi në Athinë dhe paralelisht theksoi se ata nuk pajtohen me ndarjen eventuale të Shkupit dhe Tiranës në rrugën drejt BE-së, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Varviciotisi mori pjesë në panel diskutimin së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi dhe potencoi se “me inkuadrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, Greqia përfundimisht do të ketë kufij tokësorë me vendet e tjera anëtare”.

“Është me rëndësi që procesi të fillojë menjëherë për të gjitha vendet kandidate. Ne nuk jemi të disponueshëm të pranojmë kurrfarë ndarje midis Maqedonisë së Veriut, këtë e shohim si qasje katastrofale për stabilitetin rajonal”, porositi shefi alternativ i diplomacisë greke.

Shtoi se procesi i ri i zgjerimit nga viti i kaluar, “duhet të jetë një proces i besueshëm dhe duhet të jetë një proces i shpejtë në krahasim me të vjetrin”.

Marketing