Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis për gazetën ‘Etnos’ deklaroi se “Athina do ta ndjek çdo hap të Shkupit”.

Në përgjigje të pyetjes për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, ai sqaroi se është e nevojshme të plotësohen kriteret, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria greke ka qëndrim të fortë dhe pozitiv ndaj perspektivës për zgjerim të BE-së drejt rajonit më të gjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, për integrimin e tyre, jemi të mendimit se janë të domosdoshme respektimi i sundimit të ligjit dhe natyrisht, ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo do të thotë harmonizim me ndryshime kushtetuese dhe heqjen e irredentizmit. Athina e ndjek çdo hap të Shkupit”, tha Varvitsiotis.

Shefi alternativ i diplomacisë greke në intervistë për “Etnos” i përmend edhe shenjat tregtare për prodhimet, duke thënë se përveç dialogut institucional bilateral dhe komisionit ndërkombëtar të ekspertëve, Qeveria greke zgjodhi dimension plotësues politik dhe teknokratik.

evn