Vasfije Krasniqi: Theva heshtjen e 20.000 të mbijetuarve nga përdhunimet nga lufta e Kosovës

E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën në Kosovë, Vasfije Krasniqi- Goodman, ka folur pas rrëfimit të saj ekskluziv për ngjarjet e ndodhura nga paramilitarët serbë.

Marketing

Ajo përmes faqes së saj në Facebook ka thënë se është zëri i thyerjes së heshtjes së 20 mijë të mbijetuarave nga përdhunimet nga lufta e Kosovës.

”Sot, me mbështetjen e familjes sime dhe të gjithë Kosovës mora për të treguar historinë time për publikun. Për herë të parë, populli shqiptar dëgjoi një të mbijetuar pa fshehur fytyrën apo ndryshimin e zërit. E theva heshtjen e 20,000 të mbijetuarve nga përdhunimet nga lufta e Kosovës. Dëshira ime është që nga sot, më shumë të mbijetuarit do të kenë mundësinë të tregojnë historinë e tyre dhe të kenë mbështetjen si unë, në Kosovë dhe në mbarë botën!”

Marketing