Vashat nga Çairi me dy derbi, nesër ndaj Vardarit, të shtunën debutojnë në Evropë

Java e parë e muajit tetor dot sjellë shumë aktivitete të ndryshme sportive, e ndër to është edhe sporti i hendbollit. Para dy sfidave shumë të rëndësishme është ekipi i vashave Çairi, që do të ketë përballje shumë të vështira. Fillimisht nesër ekipi më i ri i kampionatit të Maqedonisë së Veriut do të luajë derbin e javës, ku do të përballet me skuadrën e Vardarit, ndërsa në fundjavë, më saktësisht të shtunën vashat nga Çairi do të kenë debutimin në garat evropiane, ku përballë do të kenë kundërshtar skuadrën e Naisa Nish nga Serbia.

Marketing
Marketing