Vasilevski: Votova për t’i dhënë fund ndarjeve mes patriotëve dhe tradhtarëve, mes maqedonasve dhe shqiptarëve

Deputeti I VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski, i cili u përjashtua nga partia pas votimit pro për ndryshimet në Kushtetutë, në një deklaratë për TV21 shpjegon pse votoi kundër qëndrimit të partisë.

Marketing

‘Unë me mendim të pastër, me guxim dhe me të gjitha argumentet, vendosa që Maqedonia të ketë rrugën e vetme drejt integrimit evropian. E ardhmja për familjet tona, për vendin tonë dhe për perspektivat tona si Republika e Maqedonisë, njëherë e përgjithmonë, t’i japim fund ndarjeve midis patriotëve dhe tradhtarëve, midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Ne jemi një familje, e cila duhet të hapëroj së bashku drejt integrimit në BE dhe NATO, me mbështetjen e plotë të miqve tanë nga Uashingtoni’, thotë Vasilevski.

Marketing