Vasili publikon videon: Rama dhe rilindja dënuan Maqedoninë e Veriut

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur se kryeministri Rama ka gënjyer kur ka deklaruar se kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë ka qenë vetëm Franca.

Marketing

Në një postim në Facebook, Vasili ka akuzuar kryeministrin për mashtrim. Në një video të postuar nga ai shfaqet një moment i një deklarate të presidentit Makron i cili thotë se kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë ishin disa vende dhe se ekzistonte një konsensus më i gjerë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Vasilit, Maqedonia e Veriut “u dënua” në këtë proces nga “Edi Rama dhe rilindja”

Postimi i Petrit Vasilit

Ja se si Genjeshtaret e rilindjes mashtruan edhe per Francen,ja fakti.(VIDEO).

Genjeshtare ordinere vetem kjo mund te thuhet per Edi Ramen dhe rilindjen.

Dolen e genjenin si nje tufe llazoresh e thane qe vetem Presidenti Makron ishte kunder.

E verteta eshte se shumica e vendeve ishte pro hapjes se negociatave me Maqedonine.

Ndersa shumica e vendeve ishte kunder hapjes se negociatave me Shqiperine.

Ishte Franca dhe Presidenti Makron qe nuk lejuan qe te ndaheshin te dy vendet dhe Maqedonia u denua per shkak te Edi Rames dhe rilindjes.

Mashtrim si te gjithe te tjeret.

Turp per mediat e supes se Edi Rames qe genjejne shqiptaret dhe arrijne qe te censurojne edhe Presidentin Makron. Matufët kujtojne se njetezit informohen vetem orej tyre.

Ja deklarata e Presidentit Makron me ze,me figure dhe me shkrim:

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron. /Opinion.al

Marketing