Vauçer për turizëm vendor prej 6000 denarë për personat që marrin rrogë minimale

Të gjithë të punësuarit të cilët kanë neto rrogë më të vogël se 15.000 denarë dhe nuk kanë pasur të ardhura shtesë sipas DAP, mund të marrin vauçer në vlerë prej 6000 denarë të cilën mund ta përdorin për turizëm vendor dhe kartel me vlerë prej 3000 denarëve, paralajmëroi ministri teknik Oliver Spasovski, gjatë prezantimit të pakos së tretë të këtyre masave.

Marketing

“Vauçeri mund të shfrytëzohet në hotele vendore dhe kapacitetet tjera strehuese, ndërsa me kartelat pagesore nxisim blerjen e produkteve vendore dhe shërbime”, tha Spasovski