Vauçerët për turizëm vendor do t’u dërgohen qytetarëve gjatë javës së ardhshme

Platforma domasiedoma.gov.mk dhe pushimenevend.gov.mk, përmes së cilës do të realizohet masa për vauçerët për turizëm vendor të Ministrisë së Ekonomisë, do të jetë funksionale gjatë javës së ardhshme, ndërsa përmes kësaj platforme, Ministria e Ekonomisë do të dorëzojë vauçerët për turizëm vendor për të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet.

Marketing

Nga Ministria e Ekonomisë informuan se vauçeri që përmban kodin QR do të dërgohet përmes postë elektronike të cilin qytetarët e kanë dorëzuar në Drejtorinë e të ardhurave publike.

“Masa parashikon që të gjithë qytetarët e punësuar me të ardhura që nuk i kalojnë 15,000 denarë në muaj, të marrin një kupon prej 6,000 denarëve të cilin do të mund ta përdorin në objektet turistike vendase, por edhe një kartelë pagesore prej 3,000 denarëve që mund të përdoret në të gjitha objektet hotelierike në vend. Vauçeri do t’u ndahet të gjithë qytetarëve të punësuar, të cilët në periudhën nga janari deri në prill 2020 nuk kanë realizuat të ardhura totale neto nga paga dhe mëditje nga paga që nuk i kalojnë 60,000 denarë, sipas të dhënave nga Drejtoria për të ardhura publike”, theksuan nga Ministria.

Informuan se listën e qytetarëve që plotësojnë kushtet pranë Ministrisë së Ekonomisë e dërgon Drejtoria e të ardhurave publike, dhe megjithëse vauçerët do t’u dërgohen qytetarëve përmes postës elektronike të dorëzuar në DAP, qytetarët gjithashtu do të mund të vërtetojnë në Platformë nëse janë në listë pra nëse plotësojnë kushtet për vauçer për turizëm vendor.

“Në Platformë, e cila sipas afateve duhet të vihet në përdorim më së voni deri më 15 qershor, qytetarët që kanë fituar vauçer do të mund të zgjedhin se ku, pra në cilin kapacitet turistik dhe hotelierik brenda shtetit do të mund ta përdorin të njëjtin. Në platformë do të publikohen ofertat e të gjitha objekteve turistike-hotelierike të kategorizuara në të gjithë vendin, përkatësisht kapacitetet me të cilat disponojnë për të pranuar turistë”, theksuan nga Ministria.

Qytetarët vauçerët e pushimeve në kapacitetet turistike të vendit do të mund ti përdorin nga 15 korriku 2020 deri më 15 dhjetor 2020. ar/

Marketing