Vazhdoi gjykimi për “27 prillin”

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Në sallën gjyqësore është marrë në pyetje dëshmitari Branko Trajanovski, i punësuar në MPB, i propozuar nga mbrojtja e Mitko Peshovit.

Trajanovski tha se në orët e mbrëmjes e ka dërguar Njësitin e posaçëm për mbështetje (NJPM) në Kuvendin e RM, me qëllim që t’i evakuojë deputetët.

“Urdhër t’i dërgojë anëtarët e njësitit në Kuvend mora nga Mitko Peshov. Në atë kohë në bazën e njësitit ka pasur vetëm 13 njerëz dhe ato në orën 19:40 i dërgova me urdhër të shefit drejtë Kuvendit, ndërsa urdhër për thirrjen e tërë njësit mora rreth orës 20:20”, tha dëshmitari.

Sqaroi se për mbledhjen e tërë njësitit NJPM duhet tre deri katër orë varësisht nga lokacioni.

“Grupin e parë prej 13 njerëzve drejtë Kuvendit e dërgova me ndihmës komandantin Boban Nikollovski. Pas hyrjes më informuan se gjendja është kaotike dhe mundohen të vendosin rend. Para garazheve të Kuvendit arrita në orën 20:50”, deklaroi dëshmitari.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të akuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezantimin e dëshmive të propozuara nga mbrojtja.

Në seancën e kaluar deputetët e akuzuar Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski hoqën dorë nga dhënia e deklaratave para Gjykatës.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sasho Markovskit procedura për të ishte ndarë dhe duhet që të vazhdoj pas një muaji.

Në mesin e të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimi e Kuvendit si dhe disa artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski,
Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Marketing