Gjatë tre muajve të kaluar, ekipet e NP “Higjiena Komunale”-Shkup, më shumë herë realizuan aksione për pastrim gjeneral të qendrës për sport dhe rekreacion “Matkë”, në kuadër të së cilës u krye pastrim i plotë i tërë hapësirës, largimi i të gjitha mbetjeve që ishin të hedhura në hapësirat e gjelbra, si dhe larje e rrugëve me autocisternë.

Në këto aksione të realizuara morën pjesë afërisht 100 punëtorë, ndërsa nga mekanizimi u përdorën makina speciale komunale- fshesa.

Në prag të kampionatit Evropian në kajak që në periudhën prej 28 qershor deri më 05 gusht u mbajt në këtë qendër, NP “Higjiena Komunale”-Shkup me ekipet e saj të kujdestarisë u kujdes për higjienën në “Matkë”, me qëllim që kjo ngjarje e rëndësishme sportive të kalojë në kushte sa më të këndshme dhe më tërheqëse për pjesëmarrësit dhe vizitorët.

“Edhe ne periudhën e ardhshme planifikojmë të jemi të pranishëm dhe të mirëmbajmë higjienën dhe pastërtinë e qendrës për sport dhe rekreacion “Matkë”, dhe shpresojmë se përmes aksioneve tona për pastrim, në bashkëpunim me komunën Saraj, do të kontribuojmë edhe më tepër të rritet interesimi për këtë hapësirë, e cila paraqet një nga vendet më të preferuara për vizitë, si për turistët ashtu edhe për qytetarët tanë” – deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale”- Shkup, Abdusamed Shabani.