Vazhdojnë largimet nga ASH!

Aleancën Shqiptare që është në koalicion me partinë në pushtet Alternativa për në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti dhe që ishin anuluar më 12 prill për shkak të Koronavirusit, vazhdojnë ta braktisin gjithandej informon TetovaSot.
Por derisa ikjet e këtij subjekti deri më sot shkonin në subjekte shqiptare së fundmi vjen një informacion për një figurë tjetër të këtij subjekti që i është bashkangjitur LSDM-së së Zoran Zaevit.Bëhet fjalë për Samet Avdiun anëtarin e Aleancës për Shqiptarët dhe përgjegjës i Shtabit të Dizhonit që ka kaluar në partinë maqedonase në pushtet.Lajmi është konfirmuar nga anëtari i kësaj partie Hadi Osmani që ka postuar në rrjetin social facebook një fotografi të tij.TetovaSot

Marketing
Marketing