Vazhdojnë ndihmat për Aminin e vogël, a do i buzëqeshë fati për një shtëpi (VIDEO)

Edhe sot vazhduan ndihmat për Aminin e vogël dhe nënë e tij. Rroba, lodra, ushqim dhe gjëra të ndryshme edhe sot mbërritën në dhomën e tyre të vetme. Donatorja Ema Ançevska që takuam tek dhoma e Aminit, tha se për storien e tyre dëgjoi fal raportit në Televizionin 21. Ema ndër tjera tha se tek kjo familje ka parë një fat të hidhur të një nëne të vetmuar, të cilës duhet t’i dalim në ndihmë.

Marketing

“Sinqerisht nuk mund të qëndroja indiferente pas asaj që pashë. Nuk pashë kushte ekstreme të këqija të jetesës, por pashë një të fat të vështirë që tërë kohës me rrinte në mendje dhe në mëngjes u zgjova me apelin që e kishte bërë Zhare i cili me vet iniciativë ishte organizuar që të mbledh ushqim, qumësht, mjete dhe atë që kishin nevojë. Ne para se gjithash sollëm një entuziazëm të madh, një energji të mirë që deshëm t’ia përçojmë nënës së Aminit dhe Aminit, që ata të mund të gjejnë vendin më të bukur nën këtë diell dhe të kenë jetë të bukur dhe të lumtur”, theksoi Ema Ancevska, donator.

Amini i vogël vuan edhe nga bronkiti dhe hernia në kërthizë dhe duhet t’i bëjë dy operacione. Njëri nga donatorët Zharko Vasilevski tha se do të mundohen që me disa firma dhe me ndonjë spital t’i mundësojnë operacion falas Aminit të vogël.

“Në këtë sistem shëndetësor është e vështir të gjendet vet njeriu e lerë më kur është një nënë me fëmijë të vogël është edhe më e vështirë. Këtu i thërras të gjithë shtëpitë shëndetësore private dhe shtetërore që të ndihmojnë dhe edhe ne si individ dhe nga firma të caktuara do të mundohemi të kërkojmë ndihmë për Aminin e vogël t’i kryej ato operacione të vogla që i janë të nevojshme”, tha Zharko Vasilevski, donator.

Ndërsa nëna Sevdije edhe njëherë falënderoi të gjithë ata që dhuruan ushqime e që ndanë mjetë për të dhe për të birin e tij. Ajo shpreson që së shpejti t’i gjendet zgjidhje për vendbanim.

“Ju falënderoj tepër pa masë dhe ju dhashtë Zoti edhe më shumë, njëherë për momentin kam tepër ushqim. Edhe këto falënderoj tepër që ishin. Unë kam nevojë që dikush të më ndihmoje nga pak sa për të arritur deri të një shtëpi”, u shpreh Sevdije Selmani, nëna e Aminit.

Ata që ndihmuan dolën nga dhoma e Aminit me shpresën që së shpejti atij dhe nënës së tij Sevdijes t’i gjendet zgjidhje afatgjatë për vendbanim, që ata të jetojnë një jetë të mirë dhe normale.

Marketing