Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Policia e Hong Kongut ka hedhur disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve që ishin mbledhur përreth ndërtesës kryesore të qeverisë, duke bërë që të rriten tensionet mes dy palëve në fundjavën e trembëdhjetë të protestave.

Marketing

Të shtunën, protestuesit ishin veshur me rroba të zeza dhe ishin pajisur me gazmaska, helmeta dhe mbrojtëse të trupit. Para se të mblidheshin para ndërtesës së qeverisë, ata marshuan nëpër disa rrugë, pavarësisht ndalesës së vendosur nga policia.

Policët hodhën gaz lotsjellës nga pjesa e brendshme e kompleksit qeveritar, duke i mbushur me gaz rrugët përreth ndërtesës. Në orët e fundit të ditës, protestuesit u panë duke u fshehur pas barrikadave dhe nën çadra. Disa prej tyre hodhën gurë dhe bomba benzine dhe ua vunë flakën barrikadave.
Kjo është fundjava e 13-të me radhë e protestave në Hong Kong. Ato u nxitën nga projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Autoritetet lokale, të mbështetura nga Pekini, i nisën arrestimet masive të protestuesve, përfshirë edhe figurat e njohura të kryengritjes.

Disa përballje të policisë me protestuesit kanë qenë të dhunshme dhe policia i ka rrahur protestuesit. Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka paralajmëruar se do ta sjellë një ligj që ia jep të drejtën qeverisë për t’i shtypur protestat, shkruan “The Guardian”.

Marketing