Vazhdojnë punimet intensive për ndërtimin e tribunës së re të stadiumit të K.F. Shkupi

“Pamje nga terreni i punës – Po zhvillohen me dinamikë të lartë punimet për ndërtimin e tribunës së re të stadiumit të K.F. Shkupi

Marketing

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut Muhamed Sejdini dhe kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti inspektuan sot rrjedhën e punimeve për ndërtimin e tribunës së re të stadiumit të K.F. Shkupi.

Ata mbetën të kënaqur nga faza në të cilën kishin arritur punimet dhe kërkuan nga realizuesi vazhdimësi të punës me intenzitet dhe cilësi të lartë.” – zyra për informim, Komuna Çair.

Marketing