Vazhdojnë seancat gjyqësore për rastin “Fortesa 2”, “Titanik 2”, dhe “Tarifa”

Në Gjykatën Penale janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët e PSP-së, “Fortesa “, “Titanik 2”, dhe “Tarifa”.
Në rastin “Fortesa 2” akuzohen, ish-shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujovski dhe gjashtë të tjerë të punësuar të DSK-së. Të akuzuarve u gjykohet për falsifikim të mjeteve zyrtare dhe shkatërrim të dokumentacionit zyrtarë, që lidhen me përgjimet e paligjshme. Bëhet fjalë për dokumentacion për përgjimet e paligjshme, ku sipas PSP-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014.

Marketing

Në rastin “Titanik” 2, bëhet fjalë për parregullsi zgjedhore, gjatë zgjedhjeve lokale të 2013-ës, rasti është në procedurë hetimore. Para gjykatës, siç paralajmëruan rrëfime duhet të japin edhe të akuzuarit Vllatko Stajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.

Në “ Titanik 2” të akuzuar janë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, Ish-drejtori i DSK-së Shasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Stajkovski dhe Sasho Srcev.

Seancë të re gjyqësore sot duhet të mbahen edhe për rastin “Tarifa”, ku të akuzuar janë ish-drejtori gjeneral i SH.A ELEM Dejan Boshkovski dhe dy të tjerë.

Në këtë rast bëhet fjalë për akuza për blerje të paligjshme të një soutveri për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektrani na Makedonija” në vlerë prej katër milionë euro.

Sipas akuzës të PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtarë në procedurën për blerje publike të soutverit. –“ERP SISTEM”. Të akuzuarit duke mos e respektuar autorizimin zyrtarë kanë mundësuar që një kompani të fitojë tenderin edhe pse me dokumentacion jo të plotë.

Marketing