Telashet për Elseid Hysaj nuk kanë të ndalur.

Mbrojtësi i kombëtarës së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka pësuar një tjetër lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të caktuar.

Lajmin për lëndimin e shqiptarit e ka bërë të ditur vetë skuadra e Napolit, me ç’rast ka deklaruar se mbrojtësi ka pësuar një lëndim në ligamente, por shkalla e dëmtimit nuk dihet ende.

Elseid Hysaj u zëvendësua në ndeshjen ndaj Calgarit në Serie A për shkak të po këtij lëndimi. Mbrojtësi ka zhvilluar 14 ndeshje me napolitanët këtë sezon në Serie A duke u stabilizuar përsëri në skuadër pas pushimit dimëror.

Anise nuk mund të thuhet sakt sa do të mungojë 26-vjeçari, sipas të gjitha gjasave ai pritet të jetë jashtë në ndeshjen kundër Barcelonës që zhvillohet javën e ardhshme, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.