Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” Abdusamed Shabani, sot do të njoftojnë opinionin për detajet e aksionit masiv të pastrimit që ka filluar nga dita E Enjte dhe do të zgjasë deri ditën E Hënë.

Qëllimi i aksionit është të rritet niveli i pastërtisë publike në prag të festës së Kurban Bajramit dhe fillimit të vitit të ri shkollor, si dhe të ftohen publikisht qytetarët për t’iu bashkangjitur këtij aksioni secili para
vendbanimit të tij.

Të mobilizuar për një qëllim – ambient më të pastër e të shëndoshë jetësor.