Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes Çairit dhe NP “Parqet dhe gjelbërimet”

Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës së Çairit dhe Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërimet” të kryesuar nga drejtori Ardijan Muça deri më tani është realizuar punë e shkëlqyer përgjatë territorit të Çairit, për rregullimin e parqeve të reja aty ku dikur nuk ekzistonin dhe për të riparuar parqet ekzistuese.

Marketing

Për të koordinuar investimin e rradhës të rekonstruimit të parkut të madh në lagjen Fushë Topanë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu u takua me drejtorin e ndërmarrjes “Parqet dhe Gjelbërimet” – z. Ardijan Muça dhe këshilltarin e Këshillit të Komunës së Çairit z. Mensur Curri dhe në prani të qytetarëve shprehën vullnetin për vazhdimin e punës për të ruajtur imazhin e Çairit si komuna më e gjelbërt.

Veprimtarinë e koordinuar u zotuan se do ta vazhdojnë duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që parasheh se Ndërmarrja Publike “Parqet dhe gjelbërimet” do të përkujdeset për rekonstruimin dhe rregullimin hortikulturor të sipërfaqeve të gjelbërta publike dhe mbjelljen e luleve dhe fidanëve të reja, ndërsa Komuna e Çairit do të përkujdeset për vendosjen e pajisjeve urbane (shporta për mbeturina dhe ulëse parku), rregullim të korsive të qarkullimit, mirëmbajtjen e ndriçimit të parqeve, krijimin e këndeve për fëmijë dhe fitnes zonave të reja në hapësirë të hapur.

Marketing