Vazhdon beteja kundër fruthit

Epidemia e fruthit në vend që nisi të merr përmasa të mëdha sipas mjekeve po ndiqet me vëmendje duke marrë masa në parandalimin e të njëjtës, ata apelojnë deri tek qytetarët që të vaksinohen.

Marketing

Në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë janë paraqitur 94 raste të sëmundjes së Morbilit apo e njohur si fruthi. Deri më tani janë vaksinuar 35 të rritur që janë të prekur nga kjo sëmundje. Përfaqësuesit e Shëndetit Publik theksojnë se kanë vaksinuar të gjithë personelin e tyre, madje edhe të punësuarit e tjerë në institucionet publike.

Tetova është në nivelin më të lartë të mbulesës së vaksinimit të fruthit, shprehen nga qendra e vaksinimit. Ata shtojnë se gjatë vitit 2018 ka pasur një rezistencë për vaksinim i cili erdhi si pasojë e mospëlqimit të prindërve.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon të mos anashkalojë faktin se fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen nëpër shkolla dhe në çerdhe, ku të njëjtën gjë e konfirmojmë edhe nga shkolla Migjeni.

Nga ana tjetër Sani Bajrami- Pediatër apelon tek të gjithë prindërit për qasje pro imunizimit.

Sipas statistikave numri i të prekurve nga fruthi në vendin tonë është 1060. Ndryshe këtë javë shënohet java e imunizmit ku sipas ministrisë së Shëndetësisë do të publikohet një kalendar i ri për imunizim ku do të shtohen edhe dy vaksina të reja.

Marketing