Vazhdon debati i amendamenteve për Propozim buxhetin për vitin 2020

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të vazhdojë debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, ndërsa seancë do të mbajë edhe Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.

Marketing

Ky është vazhdimi i pestë i seancës, i cili duhet të përfundojë deri në fund të javës, Buxheti për vitin e ardhshëm, sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi do të duhet të jetë në seancën plenare më 16 dhjetor.

komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit duhet ta vazhdojë debatin për parashtresën nga Gjorgji Ilievski, i punësuar në Inspektoratin shtetëror të arsimit – Inspektor i lartë i arsimit për gjetjet për kryerje presion, mobing në vendin e punës pas avancimeve të konstatuara joligjore të funksionarëve publikë në titujt mësimorë – shkencorë në Universitetin Shtetëror të Tetovës. .

Marketing