Vazhdon debati i Komisionit për heqjen e imunitetit Veljanoskit

Komisioni kuvendor për çështje të rregullores dhe imunitetit sot në mesditë do ta vazhdojë debatin për heqjen e imunitetit deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryetar i i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Marketing

Debati për kërkesën për heqje të imunitetit të Veljanoskit, që është parashtruar nga Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës penale të Shkupit, për shkak të dyshimit për përzierje të tij në ngjarjet e 27 prillit u caktua për sot sepse për fjalë u paraqitën disa deputetë.

Gjatë diskutimit, deputetët nga pushteti dhe opozita u përplasën për atë nëse është e arsyetueshme të sillet vendimi që ish-kryetarit të Kuvendit t’i merret imuniteti.

VMRO-DPMNE opozitare konsideron se kjo është ndjekje politike, tentim për dobësim të grupit të saj të deputetëve, pasi që gjatë dy viteve të shkuara u është hequr imuniteti tetë deputetëve të tyre.

Hezitonin se Komisioni vendosë vetëm në bazë të kërkesë së gjykatës, si dhe se Veljanoski me sjelljen e tij nuk tregon kurfarë veprimesh që do të indikonin se ai duhet të paraburgoset.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski theksoi se është punë e gjykatës, e jo e Komisionit kuvendor të vlerësojë nëse është e arsyeshme apo jo masa e paraburgimit për rast të caktuar.

Ish kryetari i Kuvendit Veljanovski, së bashku me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin pardje është marrë në pyetje me urdhër të prokurorisë publike për dyshim për involvim në ngjarjet e 27 prillit. Veljanovski iu referuar imunitetit të deputetit, ndërsa ish ministrave Janakievski dhe Ristovski u është shqiptuar masa paraburgimi prej 30 ditëve.

Sipas Rregullores, Komisioni është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën e gjykatës dhe në afat prej dy ditëve ta parashtrojë deri te kryetari i Parlamentit. Pas raportit të marrë nga Komisioni, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve duhet të vendos në seancë plenare. Vendimi për marrjen e imunitetit merret me shumicë të thjeshtë prej numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 filluan në gusht të vitit të kaluar dhe është ndër më të mëdhenjtë në historinë më të re të Maqedonisë. Në fillim, procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin kryes të sulmit në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas miratimit të Ligjit për amnisti, u falën 15 persona.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska më 15 mars do ta publikojë atkvendimin për të akuzuarit në lëndën e PSP-së të njohur si “27 Prilli”.

Pas fjalëve përfundimtare të kryesve të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill, hetimi ngadalë u bart tek organizuesit, Nikolla Gruevski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Përbërja aktuale e deputetëve deri më tani, me kërkesë të gjykatës solli vendime për marrje të imunitetit deputetëve Nikolla Gruevski, Ljupço Dimovski, Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski.

Marketing