Sot Komisioni për financim dhe buxhet, vazhdon debatin për rebalancin e buxhetit të filluar më 29 tetor.

Për rebalancin e buxhetit janë dorëzuar gjithsej 187 amendamente prej të cilave 179 nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Shqyrtimi i propozim rishikimit të buxhetit nga ana e komisionit që filloi të hënën e kaluar, duhet të përfundojnë më së voni për 10 ditë, pas çka pritet të vendoset në votim në seancë plenare në Kuvend.

Me projekt-rishikimin e buxhetit, është propozuar që të korrigjohen anët e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit me 0.5%.