Vazhdon fluksi i qytetarëve drejt Serbisë, pritje deri në 40 minuta në Tabanoc

Siç informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për shkak të intensitetit të lart të qarkullimit të qytetarëve po pritet deri në 40 minuta për të kaluar kufirin.

Marketing

Arsyeja është numri i madh i qytetarëve tanë që sot, ashtu sikur një ditë më parë, po udhëtojnë drejt Serbisë për t`u vaksinuar kundër Covid-19.

Sipas LAMM në pikat e tjera kufitare nuk ka vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.

Marketing