Në Gjykatën Penale sot vazhdon gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila po gjykohet në procedurë të ndarë për lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike.

Jankulloskës i gjykohet në procedurë të ndarë sepse ka pasur shtatëzani të rrezikuar dhe ishte në pushim të lindjes.
Kurse në seancën e sotme duhet të dëgjohen gjashtë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, nesër të prezantohen dëshmi me shkrim, ndërsa më 10 shtator të fillojë dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.

Përndryshe, lënda “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove për nevojat e MPB-së, ndërsa pikërisht në këtë lëndë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u dënua me dy vite burg.