Vazhdon gjykimi për lëndën ‘Thesari’

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është caktuar seancë e re për rastin e furnizimit të pajisjes komunikuese-elektronike për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) “Thesari” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Rastin është në procedurë dëshmuese.
Në dy seancat gjyqësore paraprake opinioni ishte përjashtuar për shkak të dëgjimit të dy dëshmitarëve, të punësuar në DSK, për shkak të rrezikut nga dhënia e një sekreti zyrtar.

Në lëndën “Thesari” i akuzuari i parë është ish drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski.

Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime dhe dëmtim të buxhetit në vlerë prej 862.045 euro për furnizim të pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një firmë e Britanisë së Madhe.

Marketing