Në Gjykatën penale sot vazhdon gjykimi për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013 “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalllkov, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me kryerjen e gjetjeve eksperte, të përpunuar nga ekspertja ekonomike Veliçe Nikollovska nga “Sinopsis Shkup” e përzgjedhur pas zgjedhjes së rastësishme në marrëveshje me prokurorinë dhe mbrojtjen.

Gjykatësi, Ognen Stavrov, në seancën paraprake, informoi se me kryerjen e gjetjes eksperte, shterron lista e dëshmive dhe caktoi edhe dy seanca për më 8 dhe 15 shkurt, kur do të dalin fjalët përfundimtare të PSP-së dhe mbrojtjes.