Vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelkko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore

Marketing