Vazhdon gjykimi për rastet ‘Talir’, ‘Tortura’ dhe ‘Tarifa’ të PSP-së

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot janë caktuar seanca të reja për rastet “Talir, “Tortura” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Në rastin “Talir” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak të mungesës së mbrojtësit të subjektit juridik VMRO-DPMNE.
Elzabeta Çingarovska nuk do të gjykohet sepse ajo u mor vesh me PSP-në, pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej dy viteve, i cili nuk do të ekzekutohet nëse në pesë vitet në vijim nuk bën vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme morën së paku 4,6 milionë euro për partinë, e më pas organizuan që ato para të paguhen në xhiro-llogari të partisë përmes fletë-pagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Seancë e re duhet të mbahet sot edhe për lëndën “Tortura” të PSP-së për mënyrën e arrestimit të Lube Boshkovskit më 2011.
Në rastin “Tortura” së bashku me Sasho Mijallkovin të akuzuar janë edhe ish njeriu i parë i njësitit “Alfat”, Ivica Antevski-Puki dhe edhe pesë pjesëtarë të njësitit.

Prokuroria Speciale Publike i ndjek për torturë dhe dënime dhe veprime të tjera të ashpra, jonjerëzore ose poshtëruese, për mënyrën e privimit nga liria të liderit “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë të furnizimit kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.

Marketing