Vazhdon gjykimi për rastin “Dhunë në Komunën Qendër”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është paralajmëruar seancë e re për rastin “Dhunë në Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Rasti ndodhet në procedurë të provave dhe u udhëheq gjykatësi Dushan Josifov.

Për dhunën para godinës së Komunës më 10 qershor të vitit 2013, kanë të akuzuar më shumë persona, mes tyre ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. dhe ish-këshilltari i Komunës së Gazi Babës Aleksandar Trajkovski dhe tetë persona të tjerë.

Ata ngarkohen për.nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës në qershor të vitit 2013.

Në gjykimin e deritanishëm për këtë lëndë, fajin e kanë pranuar i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht, ndërkaq. Për të akuzuarin Dimçe Kërstev, megjithatë, udhëhiqet procedurë e ndarë.

Marketing