Vazhdon gjykimi për rastin ‘Monstra’

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të vazhdojë seanca për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Rasti “Monstra”, i cili ka të bëjë për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, e zhvillon gjykatësja Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese.
Në seancën e fundit opinioni ishte i përjashtuar sepse prezantuan dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori Prokuroria Publike Speciale dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.

Marketing