Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të mbahet seancë e re për Besir Belën dhe Skender Demirin, të akuzuar për vrasjen e 19 vjeçarit Nikolla Sazdoski.

Lënda gjendet në procedurë dëshmuese, ndërsa në seancën e kaluar ishin prezantuar gjetjet e mjekësisë ligjore.

Sipas aktakuzëz Besir Belën dhe Skender Demirin së bashku me J.L (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të këtij vitit e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandar Makedonsi” në Autokomandë. Nga plagët e marra Sazdovski kishte ndërruar jetë me 9 korrik në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”-Shkup.

Dy prej sulmuesve, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shutkë, ndërsa për të akuzuarin e tretë i cili ende është i pa qasshëm për organet e përndjekjes është lëshuar edhe flet arrest vendor edhe ndërkombëtar.