Vazhdon gjykimi për rastin ‘Titanik’

Me dhënien e provave materiale, në Gjykatën penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike lidhur me parregullsitë zgjedhore.

Marketing

Kryetar i këshillit gjyqësor është gjykatësi Osman Shebani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanovska.

Përveç ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunoski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska,
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatave zgjedhore.